Flick arrin marrëveshje të re me Barçën

12 maj 2025 | 15:23

Hansi Flick thuhet se ka rënë dakord me të gjitha kushtet e një kontrate të re me Barcelonën, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2027.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve tani është finalizuar, me të gjitha detajet e miratuara, ndërsa nënshkrimi zyrtar pritet të bëhet më vonë këtë muaj.

Romano shton se kjo zgjatje e kontratës do të thotë që Flick do të qëndrojë në krye për të paktën një vit tjetër, pra deri në verën e vitit 2027.

Barcelona pritet ta konfirmojë marrëveshjen së shpejti, duke siguruar të ardhmen e trajnerin gjerman në klub.

Ndryshe, Flick në sezonin e tij të parë me klubin Blaugrana ka fituar Superkupën e Spanjës, Copa del Rey dhe është gati ta fitojë titullin në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fadil Maloku Ose; në ç'drejtim mund të na shpjerë…