 
                    Flick dëshiron të marrë drejtimin e Barcelonës
                07 shkurt 2024
                |  12:20
            
        Xavi Hernandez ka zyrtarizuar largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni, por e paqartë vazhdon të mbetet se kush do të jetë pasuesi i tij.
Ditët e fundit janë përfolur shumë emra si zëvendësues të mundshëm të Xavit, derisa eksperti i merkatos Fabrizo Romano ka njoftuar se Hansi Flick mund të jetë trajner i i ri I Barcelonës.
Ish-trajneri i Bayern Munchen dhe Kombëtares së Gjermanisë, ka shprehur dëshirën e tij për të marrë drejtimin e Barcelonës. Flick është i papunë që nga momenti kur u shkarkua nga drejtimi i Gjermanisë.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        