Flick: Duam edhe Ligën e Kampionëve

07 korrik 2020 | 21:04

Trajneri i Bayern Munchenit, Hansi Flick, kishte nderin t’i dorëzonte dy trofetë e fituar këtë sezon në muzeun e klubit.

Bundesliga dhe DFB Poka, dy trofe shumë të rëndësishëm, u fituan nga bavarezët këtë sezon. Tani futbollistët e Bayernit do të shijojnë disa ditë pushime para se të rikthehen të përgatiten për Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e parë kundër Chelseas në “Stamford Bridge”, Bayerni e fitoi 0-3 dhe ka hedhur një hap drejt fazës 1/8-ave.

“Ishte nder për mua të dorëzoja këto dy trofe në një muze kaq historik. Tani do të pushojmë, për t’u rikthyer dhe për ta synuar finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga kërkesa…