
Flick: Marrëveshja me Gjermaninë? Kanë mbetur vetëm disa detaje
21 maj 2021
| 18:00
Trajneri aktual i Bayern Munchenit, Hansi Flick, në konferencën e fundit për shtyp ka konfirmuar se është i gatshëm të drejtojë Kombëtaren e Gjermanisë.
Joachim Low ka dhënë njoftimin se Kampionati Evropian do të jetë hera e fundit kur ai do të jetë në krye të Gjermanisë. Zëvendësues i tij pritet të jetë trajneri i Bayernit, Hansi Flick, madje ky i fundit ka konfirmuar se ekziston një marrëveshje verbale mbi këtë aspekt.
“Po, unë kam biseduar me Federatën Gjermane të Futbollit. Të gjithë e dinë se si ndihem për ekipin kombëtar. Bëhet fjalë për gjëra të vogla. Atëherë ne mund ta zyrtarizojmë vendimin”, ka thënë Flick, i cili edicionin e kaluar ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me Bayernin.