Flick: Na nevojiten edhe tri pikë për të dalë kampion

12 maj 2025 | 14:26

Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick pas fitores 4-3 kundër Real Madridit në La Liga u shpreh: “Aventura jonë filloi vitin e kaluar dhe nuk ka mbaruar ende. Duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje, për të qenë më të qëndrueshëm. Sepse kundër ekipeve me cilësinë e Real Madridit, kur bëjmë gabime, ato menjëherë i shfrytëzojnë ato në tranzicion, duke sulmuar thellësinë pas mbrojtjes sonë. Gjithashtu duhet të mësojmë të mbrohemi. Lojtarët e mi reaguan në mënyrë fantastike dhe shfaqën një mentalitet të pabesueshëm për të përmbysur situatat më të çmendura këtë sezon. Por do të duhet të bëjmë më pak gabime sezonin e ardhshëm”.

Trajneri gjerman ka thënë se për të fituar titullin, Barcelonës i duhen edhe tri pikë.

“Për titullin e fituar me një epërsi prej shtatë pikësh, tre ditë para fundit? “Në futboll, nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë. Jemi në një pozicion të mirë, por na duhen ende tre pikë për t’u bërë kampionë. Do të ishte më mirë t’i fitonim sa më shpejt të ishte e mundur. Të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira (ndaj Espanyol më 15 maj dhe Athletic Bilbaos më 25 maj, si dhe kundër Villarrealit, në shtëpi, më 18 maj), por mendoj se kemi cilësitë për ta arritur këtë”, ka shtuar Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësim të thellë…