Flick: Nuk kemi frikë nga Barça dhe Messi

10 gusht 2020 | 15:23

Kundërshtari i ardhshëm i Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve është skuadra e Barcelonës.

Trajneri i Bayernit, Hans-Dieter Flick ka thënë se klubi gjerman nuk u trembet spanjollëve e as Leo Messit.

“Do ta përgatisim ndeshjen ashtu si gjithë të tjerat. Duam të tregojmë forcën tonë, të përqendrohemi 100% dhe të tregojmë vlerat tona në fushën e lojës. Nuk do t’i përqendrojmë forcat tona vetëm te Messi, por tek e gjithë skuadra. Njësoj vlen edhe për ne, nëse duam të kalojmë në turin tjetër, nevojitet një punë e madhe grupi dhe jo individi. Jam i bindur se nëse luajmë ashtu siç kemi bërë në muajt e fundit, gjithçka do të jetë më e lehtë për ne. Edhe pse rreziku për t’u eliminuar para kohe është i madh për faktin se luhet vetëm me një takim dhe çdo gabim mund të kushtojë shumë për skuadrën”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se…