
Flick nuk lejon largimin e Casado nga Barça: E dua këtu
22 gusht 2025
| 13:52
Marc Casado ka qenë subjekt i spekulimeve për largim nga FC Barcelona kohët e fundit dhe është lidhur me një largim për 30 milionë euro.
Megjithatë, trajneri i Barçës, Hansi Flick, nuk dëshiron që klubi ta shesë mesfushorin e ri dhe këtë e bëri të ditur në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen kundër Levantes.
Lexo edhe:
“Kam folur me të [Casadon]. Nuk mendoj se ai dëshiron të largohet. Dua që ai të jetë këtu. Do të jetë një sezon i vështirë”, ka thënë fillimisht Flick.
“Të kesh atë na jep shumë besim si ekip, dhe kjo është ajo që na duhet si ekip dhe staf”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Pavarësisht kësaj, çështja është përtej Flick, pasi Barça mund ta shesë Casadon për arsye të Fair Play Financiar, duke zgjedhur të mbështetet te Marc Bernal.