
Flick: Nuk meritonim më shumë ndaj Vallecanos
01 shtator 2025
| 12:06
Barcelona është ndalur në barazim ndaj Rayo Vallecanos (1-1)
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka merituar me shumë se një barazim ndaj Vallecanos në La Liga.
“Nuk meritonim më shumë se një pikë. Për fat të mirë kishim një super portier pasi bëmë shumë gabime. Nuk jam aspak i kënaqur me ekipin tim, humbëm shumë topa, bëmë shumë gabime, pa diskutim kjo nuk ishte një ndeshje e mirë për ne”, u shpreh Flick.