Flick rinovon me Barçën, gati firma edhe për Yamalin
20 maj 2025
| 12:40
Një Spanjë nuk ka më asnjë dyshim: Hansi Flick rinovon kontratën e tij me Barcelonën deri në 2027. “Mundo Deportivo” zbulon se palët kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre për të rinovuar kontratën edhe me një tjetër vit, pasi kontrata aktuale përfundonte në 2026.
Në sezonin e tij të parë në krye të ekipit blaugrana, tekniku gjerman fitoi tre trofe, mes tyre edhe La Liga, por ajo që kënaq stafin drejtues dhe tifozët është filozofia e tij, një futboll i bukur ofensivë. Prej kohësh, Laporta e kishte paralajmëruar këtë, por vendimi zyrtar pritej vetëm pas përfundimit të sezonit. Jo vetëm Flick, Laporta paralajmëroi edhe rinovimin e kontratës me Lamine Yamal.



