Flick vazhdon kontratën me Barçën

22 maj 2025 | 12:30

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor të vitit 2027, njoftuan kampionët spanjollë. Gjermani e udhëhoqi Barçën drejt tripletës vendase, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës në vitin e tij të parë në krye të klubit.

“Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e Barcelonës. Flick zëvendësoi Xavi Hernandez pasi Barcelona e përfundoi sezonin e kaluar pa një trofe dhe ka pasur një ndikim të shpejtë në Katalonjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është vënë në siklet…