Flicku ëndërron Haalandin si pasues të Lewandowskit
24 shkurt 2026
| 16:27
FC Barcelona po kërkon zëvendësues për Robert Lewandowski, ndërsa dëshira kryesore e trajnerit Hansi Flick është Erling Haaland.
Megjithatë, sulmuesi i Manchester City ka kosto shumë të lartë dhe mbetet pjesë kyçe e projektit të Pep Guardiola, duke e bërë transferimin pothuajse të pamundur për katalanasit këtë verë.



