Florent Hasani shkëlqen në Ligën e Parë të Turqisë, top golashënues i kampionatit

01 tetor 2025 | 16:49

Sulmuesi nga Vushtrria, Florent Hasani po kalon në formë shumë të mirë në Ligën e Parë të Turqisë me skuadrën e Bolusporit.

Hasani kryeson listën e top golashënuesve duke realizuar 7 gola pas 8 xhirove të zhvilluara.

Boluspori renditet në vendin e 8-të me 12 pikë, teksa Hasani ka ndikuar direkt në 8 prej këtyre pikëve të grumbulluara me golat e tij.

Florent Hasani ka 8 paraqitje me fanellën e kombëtares së Kosovës dhe një gol të shënuar ndaj Gjibraltarit në miqësore, teksa për herë të fundit është ftuar në marsin e vitit 2021 në humbjen 3-1 ndaj Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar vendimet…