Flori rrëmben çmimin e parë në ‘Kënga Magjike’

09 dhjetor 2018 | 00:14

Finales së spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Këngës Magjike” i erdhi fundi.

Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të me këngën “Plas”.

Mbrëmja ka qenë tejet emocionuese në “Pallatin e Kongreseve”, ndërkohë që gara mes artistëve big dhe atyre të rinj ka qenë shumë e vështirë.

“Kënga Magjike” për tre ditë në transmetim live dhuroi tek publiku emocione, surpriza dhe humor. Në vend të dytë u shpall Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”. Ndërkohë Fifi dhe Mc Kresha fitues të çmimit të tretë me këngën “Psikopatia ime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, në emisionin “Personale”…