
Florian Beka me numër 45, kandidat i PDK-së për asamble në Prishtinë
Florian Beka është kandidat i PDK-së për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Prishtinë.
Ai në listën e PDK-së në kryeqytet e mban numrin 45 dhe është djali i ish-deputetit Fadil Beka, i cili ka shërbyer si mjek i luftës në UÇK.
Florian Beka është i diplomuar në Universitetin AAB në drejtimin Administratë Publike dhe momentalisht punon si koordinator në ekipin e terrenit në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka shërbyer edhe si sekretar elektoral i rinisë së PDK-së në Prishtinë, duke fituar përvojë të vlefshme në organizimin politik dhe angazhimin e të rinjve.
Floriani banon në lagjen Bregu i Diellit dhe interesat e tij janë politika, zhvillimi i komunitetit, puna me të rinjtë dhe sporti.
Ai është qytetar aktiv në komunitetin e tij dhe është bashkuar në ekipin e Uranit për të kontribuar në përfaqësimin e qytetarëve dhe zhvillimin e komunitetit.