Florian Dushi: 151,533,449 milionë euro, buxheti i Prishtinës për 2026 hap rrugën për projekte zhvillimore
Kuvendi i Kryeqytetit ka miratuar sot Buxhetin e Prishtinës për vitin 2026, me vlerë totale prej 151,533,449 euro, duke e cilësuar si një dokument kyç që “përcakton drejtimin e zhvillimit dhe transformimit të Kryeqytetit”. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka theksuar se ky buxhet është ndërtuar “sipas prioriteteve dhe vizionit zhvillimor e transformues të Kryetarit Përparim Rama, me një qasje afatgjatë dhe të orientuar drejt qytetarit”.
Sipas Dushit, buxheti krijon bazën për investime dhe ndërhyrje konkrete në sektorët kryesorë që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai ka veçuar investimet kapitale dhe infrastrukturën urbane, përfshirë projekte për rrugë, sheshe, ndriçim publik, hapësira të gjelbra dhe transport urban, të cilat i ka cilësuar si “shtylla kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm të Kryeqytetit”.



