Florian Dushi përkujton Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, në 27-vjetorin e vrasjes: Përtej kujtesës – koha për drejtësi dhe ndëshkim

25 mars 2026 | 16:20

Më 24 mars 1999, në natën kur nisi fundi i makinerisë kriminale serbe, regjimi i Slobodan Milošević – eksponentë të të cilit ende qeverisin në Beograd – kreu një nga krimet më të rënda në Prishtinë. U rrëmbyen, u torturuan dhe u ekzekutuan avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriot Kelmendi dhe Kushtrim Kelmendi – vetëm pse ishin zë i drejtësisë dhe i lirisë së shqiptarëve të Kosovës. Ky akt barbar nuk ishte thjesht një vrasje, por dëshmi e frikës së një regjimi që luftonte drejtësinë dhe të vërtetën, të cilat, në emër të Kosovës, i përfaqësonte avokati i saj, Bajram Kelmendi. Ata menduan se mund ta heshtnin një zë – por gabuan.

Sepse drejtësia nuk vritet.
Sepse kujtesa nuk shuhet.

Sot kujtojmë jo vetëm dhimbjen, por edhe angazhimin, qëndresën dhe dinjitetin e tyre. Nuk harrojmë kurrë krimet e regjimit kriminal serb, të cilat duhet të zbardhen dhe të ndëshkohen.

Lavdi Bajram Kelmendit!
Lavdi Kastriotit dhe Kushtrimit!

Kështu ka shkruar, në 27-vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit, i afërmi i familjes Kelmendi dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…