
Florian Haxha nuk grumbullohet me Kombëtaren
07 tetor 2025
| 11:34
Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndërkohë, Kombëtarja do të vazhdojë sot me përgatitje me seancën e dytë stërvitore, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.