
Fluks lëvizjesh në portin e Durrësit
Këtë fundjavë, pesë tragete kanë përshkuar Adriatikun, duke sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.
Porti i Durrësit është kthyer në një nga nyjet më të rëndësishme të lëvizjes gjatë sezonit të verës.
Mijëra qytetarë që mbërrijnë çdo ditë përmes linjave të trageteve që lidhin Shqipërinë me brigjet e Italisë.
Këtë fundjavë, pesë tragete kanë përshkuar Adriatikun, duke sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.
Strukturat portuale po funksionojnë me kapacitet të plotë për të garantuar një proces të shpejtë dhe efikas.
Administrata Doganore në Portin e Durrësit thotë se është e angazhuar maksimalisht për të ofruar shërbime të standardit të lartë, mikpritje dhe profesionalizëm ndaj çdo pasagjeri që zbarkon në vendin tonë.
Prej më shumë se një jave, linjat Durrës–Bari dhe Bari–Durrës po operojnë me dy lundrime në ditë për të përballuar kërkesën e lartë të sezonit turistik, ndërsa linja Durrës–Ankona vijon të ofrohet me frekuencë ditore që nga fillimi i muajit korrik.
Porti i Durrësit mbetet porta kryesore hyrëse e vendit dhe një nga arteriet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi gjatë sezonit veror.