Fluksi i mërgimtarëve, kjo është gjendja e kufijve

24 dhjetor 2020 | 15:53

Shumica e vendkalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim pavarësisht fluksi të madh të bashkatdhetarëve.

Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kolona janë krijuar vetëm në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 600 metra.

Qytetarët mund të konfirmohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU.

Ndryshe, me rregullat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, bashkatdhetarët që hyjnë në territorin e Kosovë duhet të kenë testin negativ për koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë muaj pa më të dashurin tonë PËRKUJTIM / ISUF…