Fluturimet e para nga Parisi për në Prishtinë

28 mars 2018 | 16:06

Të mërkurën u realizuan fluturimet e para në mes të kryeqytetit të Kosovës dhe atij të Francës nga kompania e pavarur ajrore “Germania”.

Fluturimi i realizuar pasdite nga Parisi është mirëpritur në Prishtinë me fontanën tradicionale të ujit për fluturime të reja.

“Zhvillimi i mëtutjeshëm i rrjetit të linjave VMF (Vizita miqve dhe familjareve) është pjesë përbërëse e strategjisë së ‘Germania’, e cila nuk fokusohet vetëm në linjat drejt destinacioneve verore dhe fluturimeve charter por gjithashtu edhe në linjat jo të zakonshme”, është shprehur Urs. A. Pelizzoni, përfaqësuesi i Grupit
“Germania” gjatë evenimentit në Aeroportin “Adem Jashari”.

Gjithashtu risi në planin e fluturimeve të ‘Germania’-s nga Prishtina është edhe linja për në Kopenhagën e cila ka filluar të premten e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamuri i Republikës së Kosovës është ulur në gjysmështizë në…