Fluturimi më i gjatë në botë nis sot nga Singapori

11 tetor 2018 | 11:14

Fluturimi më i gjatë në botë i një aeroplani komercial do të nisë sot nga Singapori për në Nju Jork.

Kompania “Singapore Airlines” ka njoftuar se udhëtimi midis aeroporteve Changi dhe Newark do të mbulojë një distancë prej mbi 15,000 kilometrash për më pak se 19 orë.

Kompania do të përdorë avionin e llojit Airbus A350-900 ULR, me 67 ulëse të klasës biznes dhe 94 ekonomi premium. Klasë ekonomike nuk ka.

“Singapore Airlines” po e rinis shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.

Kompania “Qatar Airways” ka një shërbim prej 17 orësh e gjysmë midis Dohas dhe Auklandit në Zelandën e Re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur zgjoheni në mëngjes dhe kërkoni të kthjelleni, ekziston një…