Fluturimi Nju Jork-Londër realizohet në kohë rekorde

10 shkurt 2020 | 11:26

Ekspertët kanë përgëzuar realizimin e fluturimit të kompanisë britanike, “British Airways” nga Nju Jorku për në Londër në kohë rekorde.

Aeroplani i llojit “Boeing 747-436” ka arritur shpejtësi deri në 1 327 kilometra në orë, teksa ka kaluar mbi rrymat e stuhisë “Siara”.

Fluturimi nga Nju Jorku për në Aeroportin Heathrow të Londrës është realizuar për katër orë e 56 minuta, raporton “Rel”.

Sipas shërbimit që vëzhgon fluturimet “Flightradar24”, ky fluturim ka thyer rekordin prej 5 orëve e 13 minutave të realizimit të fluturimit Nju Jork-Londër.

Ish-piloti, Alastair Rosenschein, ka thënë se aeroplani ka arritur “shpejtësi fenomenale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i gjyqtarëve të Kosovës në kuadër të Federatës së…