“Fluturon” me vota PDK-ja në Ferizaj, VV-ja mbetet shumë mbrapa

12 tetor 2025 | 21:39

Nga 55.84% të vendvotimeve të numëruara në komunën e Ferizajt, kandidati i PDK-së, Agim Aliu po prin bindshëm.

Nga 86 vendvotime të numëruara nga 154 sa janë gjithsej, Agim Aliu i PDK-së ka marrë deri tani 56.26% apo 15 mijë e 674 vota.

E dyta është Vetëvendosje me Enver Halitin me 29.01% apo 8083 vota.

I treti del të jetë Visar Azemi i LDK-së me 12.94% apo 3606 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz LLadrovci, pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numërimeve…