FMN-ja vazhdon ta mbështes ATK-në

01 mars 2019 | 10:50

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e zyrës së Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçi, të cilët fillimisht uruan drejtorin Murtezaj për pozitën e re.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që do të zhvillohet për gjatë këtij viti, për të cilin përfaqësuesit nga FMN-ja thanë se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale.

Nga ana tjetër, drejtori Murtezaj ka falënderuar përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe ka potencuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ai mes tjerash ka vlerësuar se ATK-ja ka nevojë që të rris kapacitetet e saj në disa fusha të caktuar, të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara.

Kujtojmë së FMN ka përkrahur ATK-në në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimet e saj…