FMN: Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë recesionin më të rëndë të këtij shekulli

09 prill 2020 | 20:25

Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë recesionin më të rëndë në gati një shekull, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kristalina Georgieva tha se se shumica e vendeve, pavarësisht nga të ardhurat e tyre, do të përballen me një rënie të të ardhurave.

“Në fakt, ne parashikojmë recesionin më të rëndë të këtij shekulli “,  u shpreh ajo.

Një rikuperim i pjesshëm vitin e ardhshëm është i mundur, shpjegoi Georgieva, por vetëm nëse virusi do të marrë fund këtë fund.

Fjalimi i saj vjen përpara takimeve të pranverës së javës së ardhshme për FMN dhe Bankën Botërore, të cilat do të mbahen në internet për shkak të shpërthimit të pandemisë./Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë së qeverisë në detyrë, Arben…