Foda dhe Sylvino të premten bëjnë publike listën e futbollistëve

27 gusht 2025 | 14:40

Sikurse selektori i Kosovës, Franco Foda ashtu edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho do ta bëjë publike listën të premten.

Tashmë është përcaktuar programi i Kombëtares shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do t’i kenë dy ndeshje, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe duelin kualifikues për Botërorin 2026 kundër Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të ftuar nga Sylvinho do të bëhen të premten, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e selektorit të Shqipërisë. Shqipëria grumbullimin për ndeshjet e muajit të ardhshëm, e nis zyrtarisht më datën 1 shtator. Shqipëria më 4 shtator në stadiumin “Europa Point” do të ketë miqësoren ndaj Gjibraltarit që nis në orën 18:00. Ndërsa, përballja Shqipëri – Letoni, që i takon kualifikimeve për Botërorin 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 9 shtator prej orës 20:45.

Ndërsa më 8 shtator, Kosova do të luaj kundër Suedisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dorëheqjes së…