Foda flet për përballjen e Kosovës me Zvicrën

01 shtator 2025 | 12:47

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur sot në konferencë për shtyp për ndeshjen e së premtes me Zvicrën.

“Dardanët” do ta hapin kampanjën kualifikuese për Botërorin 2026 pikërisht kundër Helvetikëve, ndërsa trajneri gjerman e sheh këtë si një sfidë aspak të lehtë.

“Se a do të fitojmë apo jo, do të shihet të premten pasi unë nuk jam parashikues. Por, ne kemi besim, kemi treguar kualitet në ndeshjet e kaluara. E njohim mirë Zvicrën, i njohim mirë pikat e forta dhe të dobëta ta saj. Nëse paraqitemi si ekip, të bashkuar, dhe nëse i zbarkojmë të gjitha kërkesat në fushë, mund të arrijmë fitore apo të paktën barazim”, ka deklaruar Foda.

Më pas, Kosova do të luajë të hënën tjetër me Suedinë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani mund të ndryshojë ambient në orët…