Foda mirëpret Albian Hajdarin, flet edhe për mungesën e Amir Rrahmanit

06 tetor 2025 | 12:52

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në një konferencë për medie në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen, ka folur  për mungesën e Amir Rrahmanit shkaku i lëndimit dhe për prurjen më të re, Albian Hajdari, i cili ka hequr dorë nga përfaqësimi i Zvicrës për t’iu bashkuar “Dardanëve”.

Ai ka thënë se Rrahmani nuk është i rëndësishëm për Kombëtaren vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

“Sigurisht që Amir Rrahmani është shumë e vështirë të zëvendësohet. Por, kundër Suedisë e kemi treguar që të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe që mund të zëvendësohet edhe një lojtar si Rrahmani”.

“Amir Rrahmani nuk është i rëndësishëm vetëm në fushë, por edhe jashtë saj sepse është lider. Tash e kemi edhe Albian Hajdarin që fatmirësisht ka vendosur që t’i bashkohet Kosovës. Gjatë këtyre ditëve do ta shohim qartë se kush në çfarë gjendje është dhe nëse do të jetë apo jo Hajdari në formacionin startues”, ka thënë Foda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohëve të fundit janë shpeshtuar reduktimet e furnizimit me rrymë…