Foda: Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë një fytyrë tjetër
17 nëntor 2025
| 13:21
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është paraqitur në konferencë për medie para ndeshjes ndaj Zvicrës.
Ai ka thënë se ndaj Zvicrës do të tregojnë një fytyrë tjetër, teksa e ka lavdëruar sulmuesin Fisnik Asllani.
“Për neve është e rëndësishme të paraqitemi mirë. Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë një fytyrë tjetër. Fisnik Asllani është në një formë shumë të mirë. Po luan shumë mirë me topin, po shënon gola, krijon hapësirë në situata të ngushta”, ka thënë Foda.
Kosova ndeshet me Zvicrën nesër (e martë) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.



