Foda optimist se Kosovës mund ta fitojë grupin në Ligën e Kombeve

18 mars 2024 | 13:44

Selektori i ri i Kosovës, Franco Foda ka folur për gjasat e “Dardanëve” për ta fituar grupin në Ligën e Kombeve.

Trajneri gjerman është optimist se Verdhekaltrit do të arrijnë suksese në kompeticionin që do të mbahet në pjesën e dytë të vitit.

Foda në konferencë për shtyp tha se në futboll ka shumë rëndësi talenti, por që kjo nuk mjafton, pasi edhe koka është shumë e rëndësishme në këtë sport.

“Për këtë arsye kam vendosur të vij pasi jam impresionuar nga lojtarët e Kosovës. Për ne është shumë me rëndësi që t’i përcjellim lojtarët gjatë stërvitjeve, se si sillen, si harmonizohen, që ta krijojmë një ekip sa më të mirë, të cilin do ta vendosim në fushë kundër Armenisë. Qysh e dimë të gjithë, në futboll ka shumë rëndësi talenti, por edhe koka është shumë e rëndësishme. Lojtarët duhet të kenë besim tek ne dhe që do ta fitojmë çdo lojë”, u shpreh Foda në konferencë për shtyp.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në këtë muaj, fillimisht me Armeninë më 22 mars dhe më pas me Rumaninë më 26 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në…