
Foda për ardhjen e Avdullahut te Kosova: Lojtar me personalitet, jemi të lumtur që është te ne
Kosova ka arritur të marrë Leon Avdullahun, me mesfushorin e talentuar që pranoi të përfaqësojë Dardanët para Zvicrës.
E pikërisht në sfidën ndaj Zvicrës në Basel pritet debutimi i mesfushorit dardan me fanellën e Kosovës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se janë të lumtur që kanë Avdullahun te Kosova, derisa foli fjalë të mëdha për të
“Për Leon Avdullahun jemi të gëzuar dhe shumë të kënaqur që ka vendosur për Kosovën. Ai ka kaluar te Hoffenheimi. Është integruar shumë shpejt dhe po tregohet i suksesshëm në Bundesligë”.
Foda tutje tha se Avdullahu është një futbollist me personalitet të mirë.
“Kemi biseduar shumë në muajt e fundit. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që vendoset. Jemi të gëzuar që e kemi tani në ekip”, tha Foda.