Fondacioni Golden Eagle ndan 35 bursa për studentë

13 dhjetor 2024 | 19:55

“Fondacioni Golden Eagle sot ka ndarë 35 bursa për studentë. Gjithashtu, në muajin tetor janë ndarë 35 bursa të tjera, ndërsa deri në fund të vitit do të ndahen edhe 30 bursa. Pra, në total do të përfitojnë 100 studentë”, ka njoftuar Shaqir Palushi në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se bursat, secila me vlerë prej 800€, kanë për qëllim të mbështesin studentët ekselentë, ata që përballen me vështirësi sociale, si dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara apo ata që kanë humbur një ose të dy prindërit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot…