Forcat afgane lirojnë 61 persona që po mbaheshin nga talibanët

03 gusht 2018 | 17:19

Forcat speciale afgane kanë liruar 61 persona, të cilët po mbaheshin nga talibanët. Ky operacion është kryer në provincën Helmand, ka bërë me dije ushtria afgane.

Jawid Saleem, zëdhënës i njësitit të komandës elite, ka thënë se operacioni është kryer në orët e vona të 2 gushtit, në qarkun Kajaki të Helmandit, që është një bastion i talibanëve.

Ai ka thënë se të paktën dy militantë talibanë janë vrarë gjatë operacionit të shpëtimit që kryen forcat speciale, raporton “Rel”.

Talibanët nuk kanë komentuar për këtë operacion.

Të burgosurit janë transferuar në selinë e ushtrisë në këtë provincë, ka thënë Munib Amiri, një komandant i ushtrisë.

Personat që janë liruar ishin kapur nga talibanët për arsye të ndryshme, siç është bashkëpunimi me forcat e sigurisë afgane apo se ishin edhe pjesë e forcave policore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u është drejtuar me një…