Forcat e Ukrainës thonë se kanë marrë një qytet të rëndësishëm (VIDEO)

02 tetor 2022 | 09:13

Zëvëndësshef i zyrës së presidentit ukrainas, Kirilo Timoshenko, e ka publikuar mbrëmë një video ku forcat ukrainase pohojnë se kanë marrë kontrollin mbi qytetin Liman në zonën e Donetskut.

Një ushtar ukrainas ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës “kanë liruar dhe kanë marrë kontrollin” mbi Limanin, raporton “Reuters”.

Ndërkohë Rusia më herët ka deklaruar se forcat e saj janë tërhequr dhe po qëndrojnë në pozicionet rezervë.

Guvernatori ukrainas për rajonin e Luhanskut, Serhiy Haidai, ka deklaruar se rimarrja e Limanit është një ndër faktorët kyç për kthimin e territoreve të humbura.

https://www.reuters.com/world/europe/ukraine-encircles-russian-forces-around-lyman-stronghold-military-2022-10-01/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar se tërheqja ruse nga…