Forcat izraelite raportojnë për rrjet tunelesh të lidhur me shtëpitë e liderëve të Hamasit

21 dhjetor 2023 | 08:26

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një rrjet tunelesh në zemër të qytetit të Gazës me hyrje të lidhura me shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit, raporton BBC.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit tutje pretendojnë se udhëheqësit e Hamasit kanë përdorur rrjetin e mirëndërtuar të tuneleve çdo ditë dhe në raste urgjente.

Pamjet duket se tregojnë se tunelet mund të arriheshin me shkallë spirale dhe kishin dyer të forta shpërthimi, energji elektrike dhe hidraulik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për qëllimin përfundimtar të kompleksit turistik Rajska Banja në veri…