Forcat ruse marrin në kontroll termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë

02 mars 2022 | 15:56

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas shefit të mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi.

Në një deklaratë, Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli ka vazhduar punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit “mbeten normale”. Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është termocentrali më i madh në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës.

Me herët qytetarët dhe punëtorët bllokuan rrugën për të termocentrali, duke vendosur postblloqe të improvizuara pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim…