Forcat tokësore të Ukrainës: Ushtria ruse kanë mbetur pa karburante, po kërkojnë ushqim nga ukrainasit

25 shkurt 2022 | 21:06

Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se pa betejave të rënda dhe humbjeve të konsiderueshme, pushtuesit rusë u ndalën pranë Konotop, qytet ky në rajonin Sumy në verilindje të Ukrainës.

Sipas njoftimit të tyre, ata kanë mbetur pa karburant, ku tankistët po ecin me bombola duke u përpjekur të blejnë karburante.

Po ashtu thuhet se ushtarët rusë po kërkojnë ushqim nga qytetarët ukrainas, ku forcat e armatosura kanë thënë se nuk japin rekomandime sa i përket ushqimit të ushtarëve rus.

“Në lidhje me ushqimin e ushtarëve rusë, ne nuk japim rekomandime. Ju i dini gjithçka vetë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/100069073844828/posts/264282702550856/?app=fbl

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arxhela Krasniqi, maturante, është poetja më e re e karvanit…