Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Qendrës së Studentëve të Prishtinës dhe Qytetit Studenti të Tiranës

14 shkurt 2026 | 00:29

Në ambientet e Qendrës së Studentëve, Drejtori i Përgjithshëm, Ekrem Rudari, së bashku me stafin, priti në një takim zyrtar një delegacion nga Qyteti Studenti: Olsi Shahini, Drejtor i Përgjithshëm, Migena Gjini, Zv.Drejtoreshë, Elinda Katiaj, Zv.Drejtoreshë, Diana Leka, Drejtoresha e Infrastrukturës, Andrea Papa, Drejtor i Sigurisë dhe Merita Merepeza, koordinatore e kabinetit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve.

Takimi u zhvillua me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve homologe. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e ofrimit të shërbimeve cilësore për studentët, sfidat dhe prioritetet në menaxhimin e qendrave studentore, si dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.

Palët ndanë ide dhe praktika të mira lidhur me përmirësimin e kushteve të jetesës në konvikte, organizimin e aktiviteteve studentore dhe avancimin e shërbimeve mbështetëse për studentët.

Në kuadër të vizitës, delegacioni, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, vizitoi nga afër ambientet e Qendrës së Studentëve, përfshirë mensën dhe hapësirat e konvikteve. Gjatë kësaj vizite, ata u informuan në mënyrë të detajuar mbi kapacitetet akomoduese, kushtet e ofruara për studentët, si dhe standardet dhe cilësinë e ushqimit në mensë.

Të dyja palët vlerësuan lart rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe u dakorduan për thellimin e tij përmes shkëmbimit të përvojave, realizimit të vizitave reciproke dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve në funksion të studentëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Britanike në Prishtinë ka njoftuar për një ligjëratë që…