
Formacionet: Angli – Danimarkë
Sonte (e mërkurë) mësohet edhe finalisti i dytë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Nga ora 21:00 në “Wembley” takohen Anglia dhe befasia e këtij kompeticioni, Danimarka.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është i mendimit se kombëtarja që drejtohet prej tij ka një mundësi speciale për ta bërë kombin e lumtur nëse do të arrijë që të triumfojë ndaj Danimarkës.
Për këtë ndeshje foli edhe trajneri Kasper Hjulmand, i cili bëri me dije se danezët nuk kanë frikë nga Anglia, ani pse kualifikimi për në finale është një mision shumë i vështirë.
Formacionet e mundshme:
Angli (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Sancho, Mount, Sterling; Kane
Danimarkë (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger Larsen, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard