Formacionet: Bayern – Villarreal

12 prill 2022 | 13:27

Bayern Munchen do të jetë nikoqir i Villarrealit për ndeshjen e dytë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Përballja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Allianz Arena”, derisa sfida e parë kishte përfunduar 1-0 në të mirë të spanjollëve. Për këtë ballafaqim, kampioni i Bundesligës nuk mund të llogarisë në Eric Choupo-Moting dhe Corentin Tolisson që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është Bouna Sarr.

Në anën tjetër, Villarreali vazhdon të jetë pa Alberton Morenon që po ashtu është i lënduar, gjersa dyshime kanë te Boulaye Dia.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munchen: Neuer, Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies, Goretzka, Kimmich, Coman, Muller, Gnabry, Lewandowski.

Villareal: Rulli, Estupinian, Torres, Albiol, Foyth, Pedraza, Parejo, Capoue, Celso, Moreno, Danjuma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka dalë me…