Formacionet: Çeki – Danimarkë  

03 korrik 2021 | 17:10

Askush nuk e kishte parashikuar se Çekia dhe Danimarka do të arrin në çerekfinale të “Euro 2020”.

Megjithatë, të dyja këto skuadra tashmë janë në çerekfinale dhe synojnë që ta arrin në gjysmëfinale ku do të përballen me fituesin e çiftit, Ukrainë-Angli.

Republika Çeke do të luajë me formacionin e saj të zakonshëm 4-2-3-1 ku në sulm sot nga minuta e parë do të jetë Patrick Schick, i cili nga pas do të asistohet nga treshja me ofensive e mesfushës së Çekisë, Masopust, Barak, dhe Sevcic.

Te Danimarka pozitën e startuesit e ka fituar sonte Dolberg, pas paraqitjeve të mira që pati me Danimarkën derisa në sulm do të jetë edhe sulmuesi i Barcelonës Martin Braithewaite dhe Damsgaard.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Angli, ndeshje që zhvillohet në ora 21:00, në gjysmëfinale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje të frikshme janë regjistruar në Japoni. Kushtet atmosferike kanë…