
Formacionet: Manchester City – Real Madrid
26 prill 2022
| 13:20
Manchester City dhe Real Madridi do të përballen sonte në mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Citizens” do ta kërkojnë trofeun e parë të Championsit, kurse “Los Blancos” të 14-in. Të dyja ekipet do të kenë mungesa, por jo të theksuara.
Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti do të mundohen t’i aplikojnë metodat e tyre për ta mposhtur njëri tjetrin në përballjen e dyfishtë gjysmëfinale.
Ndeshja ndërmjet Man Cityt dhe Real Madridit do të fillojë në orën 21:00.