
Formacionet: PSG – Real Madrid
Fituesit e Ligës së Kampionëve, PSG, janë gati të përballen me gjigantët spanjollë Real Madrid në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025.
Dy nga skuadrat më të mëdha të Evropës, Real Madridi dhe PSG-ja, do të përballen me njëra-tjetrën për një vend në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA që është duke u zhvilluar. Të dyja skuadrat kanë qenë sensacionale deri më tani në turne dhe kjo premton të jetë një ndeshje që do t’ju lërë gojën hapur.
PSG e nisi sezonin e ri me një fitore dominuese 4-0 ndaj Atletico Madrid. Ndërsa pësuan një humbje tronditëse 1-0 nga Botafogo, një fitore 2-0 ndaj Seattle Sounders i ndihmoi ata të siguronin vendin e parë në Grupin B, transmeton KosovaPress.
Parisienët mposhtën Inter Miamin në raundin e 16-t përpara se të mposhtnin Bayern Munich në çerekfinale për të siguruar këtë takim me “Los Blancos”. Ata shpresojnë për një performancë të ngjashme me atë që treguan herën e fundit.
Ndërkohë, Real Madridi e nisi sezonin e tyre me një barazim zhgënjyes 1-1 kundër Al-Hilal, por fitoret ndaj CF Pachuca dhe Red Bull Salzburg i ndihmuan ata të përfundonin në krye të grupit të tyre. Ata siguruan një fitore të vështirë 1-0 ndaj Juventusit në raundin e 16-ta përpara se të mposhtnin Borussia Dortmund në çerekfinale.
Kjo ndeshje nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes; Vitinha, Joao Neves, Fabian Ruiz; Barcola, Doue, Kvaratskhelia.
Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Alexander-Arnold, Rudiger, Asencio, Fran Garcia; Tchouameni, Bellingham, Valverde; Guler, Gonzalo Garcia, Vinicius Junior.