
Formacionet: Suedi – Kosovë
Përfaqësuesja e Kosovesë sonte (e shtunë) do të zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Kosova do të luajë në udhëtim te Suedia, teksa për ”Dardanët” do të jetë kjo ndeshja e gjashtë në Grupin B.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin ”Friends Arena”.
Suedia është e dyta në grup me nëntë pikë, por me katër ndeshje të zhvilluara deri më tani. Kurse, Kosova renditet e katërta me katër pikë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk pritet që të bëj ndryshime në formacion dhe ndeshjen pritet ta fillojë me futbollistët që ishin titullarë edhe ndaj Spanjës.
Formacionet e mundshme:
Suedia: Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Claesson, Olsson, Svanberg, Forsberg; Isak, Kulusevski
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Hadergjonaj; Dresevic, Loshaj, Rashani, Bytyqi; Muriqi, Rashica.