Formacionet zyrtare: PSG – Inter

31 maj 2025 | 20:10

Sot është mbrëmja më e rëndësishme e sezonit futbollistik evropian.

Për herë të parë në histori, Paris Saint-Germain dhe Inter do të përballen mes tyre dhe në lojë është trofeu më i çmuar në Evropë: UEFA Champions League. Finalja luhet në “Allianz Arena” të Mynihut në orën 21:00, me arbitër kryesor rumunin Istvan Kovacs.

Trajneri Luis Enrique ka zgjedhur të aktivizojë titullar Doué në vend të Barcolës për të kompletuar repartin ofensiv përkrah Dembélés dhe Kvaratskhelias.

Asnjë surprizë tjetër në formacionin e PSG-së, me Donnarummën mes shtyllave dhe Marquinhos si lider në mbrojtje.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi, hedh në fushë formacionin e tij më të mirë. Pavard fiton balotazhin me Bisseck në mbrojtje, ndërsa në sulm rikthehet dyshja Thuram–Lautaro, e njohur ndryshe si “ThuLa”, e cila nuk kishte luajtur bashkë titullarë që nga ndeshja kundër Barcelonës.

Formacionet zyrtare të finales së Champions League:

Paris Saint-Germain (4-3-3):

Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.

Trajner: Luis Enrique

Inter (3-5-2):

Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

Trajner: Simone Inzaghi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për…