
Formacioni i mundshëm i Ballkanit për ndeshjen ndaj Bate Borisov
24 gusht 2023
| 12:40
Ballkani ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës ndaj Bate Borisov.
Therandasit e presin ekipin bjellorus në takimin që pritet të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Risi në formacion do të janë Armend Thaqi që rikthehet në formacionin bazë, kurse Vesel Limajn e zëvendëson Qëndrim Zybën.
Formacioni i mundshëm i Ballkanit: Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Limaj; Korenica, Kryeziu, Gripshi; Berisha.