
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Andorrës
25 mars 2021
| 12:43
Mbrojtje e blinduar dhe sulm i shpejt, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares ndaj Andorrës.
Sonte në mbrëmje Shqipëria do të luajë sfidën e parë eliminatore për Kupën e Botës përballë Andorras. Trajneri Reja pritet t’i besojë formacionit të zakonshëm 3-5-2.
Në portë do të jetë portieri Berisha, përpara tij trinomi fantastik që luan në Seria A Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Në mesfushë ndërkohë një dorë në repartin difensiv do të japin edhe Gjasula e Bare. Në krahë do të luajnë Hysaj dhe Lenjani, ndërkohë që Memushaj do të kujdeset për organizimin e lojës.
Në sulm do të konfirmohet dyshja Uzuni-Cikalleshi, që po kalojnë një formë shumë të mirë. Odise Roshi, Broja dhe Kamberi janë alternativa fantastike në vijim të sfidës.