Formacioni i xhiros së dytë në Ligën e Evropës, Xherdan Shaqiri pjesë e 11-shes

03 tetor 2025 | 14:54

Ylli shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri ka përfunduar në formacionin më të mirë të xhiros së dytë në Ligën e Evropës.

Gjatë të enjtes u zhvilluar xhiros e dytë e fazës së ligës në Ligën e Evropës, ku shumica e rezultateve ishin të pritshme, teksa pati pak befasi.

Megjithatë, njëra nga fitoret më të mëdha padyshim se ishte ajo e Baselit ndaj Stuttgartit me rezultat 2-0.

Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri ishin dy lojtarët që ia sollën tri pikë të mëdha klubit zviceran.

Shaqiri është vlerësuar lartë për paraqitjen e tij dhe ka përfunduar në formacionin më të mirë të javës nga Sofascore, duke u notuar me 8.6.

Pjesë e formacionit të xhiros së dytë ishin edhe yje tjera si Jhon Lucumi, Iago Aspas dhe Kerem Akturkoglu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë publik programin e…