Formacioni më i mirë i vitit 2024 nga FIFPro, dominojnë lojtarët e Realit dhe Cityt

09 dhjetor 2024 | 17:00

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) shpalli këtë të hënë formacionin më të mirë të vitit 2024. Votimi u krye nga lojtarët e sindikatave të lidhura me FIFPro.

Real Madrid është klubi më i përfaqësuar, me gjashtë lojtarë në këtë formacion: Carvajal, Rüdiger, Kroos (i cili u tërhoq nga karriera pas Euro 2024), Bellingham, Mbappe dhe Vinicius Junior.

Manchester City ka katër përfaqësues: Ederson, De Bruyne, Rodri dhe Haaland. Formacionin e plotëson Van Dijk nga Liverpooli.

Formacioni i vitit sipas FIFPro (FIFPro):

Image

 

26 të nominuarit:

Portierë

Ederson
Emiliano Martinez
Manuel Neuer

Mbrojtës

Dani Carvajal
Ruben Dias
Virgil van Dijk
Jeremie Frimpong
Antonio Rudiger
William Saliba
Kyle Walker

Mesfushorë

Jude Bellingham
Kevin De Bruyne
Phil Foden
Toni Kroos
Luka Modric
Jamal Musiala
Rodri
Federico Valverde

Sulmues

Erling Haaland
Harry Kane
Kylian Mbappe
Lionel Messi
Cole Palmer
Cristiano Ronaldo
Vinicius Junior
Lamine Yamal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrjete sociale, media e tavolina kafeneje, dezinformatat lidhur me…