Formacioni më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

07 prill 2020 | 13:57

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Kriter për përzgjedhjen e formacionit, janë përfshirjet e futbollistëve në formacionet e viteve të UEFA-s që nga viti 2001.Pjesë e këtij formacioni sigurisht që është Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, katër herë më Real Madridin dhe një herë me Manchester United.

Ish-bashkëlojtarët e Ronaldos, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, janë po ashtu pjesë e formacionit.

Ky formacion dominohet nga lojtarët e Barcelonës, që përfaqësohet me pesë futbollistë. Lionel Messi, Carles Puyol, Gerard Pique, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, janë pjesë e formacionit të historik të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pesë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në…